Lajmet E fundit

Letra e këtij babai për të bijën ka përlotur botën/ Zemra e babait gjej dikë që të të dojë sa të dua unë

E di që nuk mund të zgjedh për ty, por do më pëlqente të të shikoja përkrah një burri që di të të vlerësojë për atë që je, që të do dhe të respekton në çdo moment e që të mbron nga çdo r rezik.
Se ti gjithmonë do jesh bebushja ime dhe më dukesh ende e brishtë. Dashurohu me një burrë korrekt dhe të drejtë, që humbet duke të të parë, që të shikon ashtu siç nuk ka parë askënd në jetë, që bën gjithçka për ty. Dashurohu me një burrë që është i aftë të të mbrojë nga monstrat dhe që është gati të bëjë mijëra be teja për ty.

Dashurohu me një burrë që është i aftë të gatuajë për ty kur të jesh e lodhur, që të qepë kopsën e rënë të xhaketës dhe që të bën masazh kur je e lodhur. Dashurohu me një burrë që e di vlerën e familjes dhe shoqërisë. Me një burrë të ndershëm që të vetmen gjë që di të vje dhë është zemra jote.

Dashurohu me një burrë që është i interesuar të të bëjë të lumtur, që të bën gjithmonë të qeshësh, që bën sa mundet për të të sjellë në humor edhe në momente të vështira.