Lajmet E fundit

Një yII i vërtetë, vajza e shqiptarit të njohur po MAHNlT Italinë

Prej vitesh ka qenë një nga emrat më të lakuar në Itali ku dhe zhvilloi karrierën e tij dhe u bë shumë i njohur.Bëhet fjalë për balerinin e njohur shqiptar Ilir Shaqiri, që siç duket së fundmi gjithë vëmendjen e tij është duke e marr e bija Emily Shaqiri, e cila është kthyer në një yll që komentohet gjatë në media.

Siç u raportua pak kohë më parë Emily do të bënte pjesë në një grup të quajtur ‘Miracle Tune’ dhe seritë e të cilit po shfaqen dhe në ‘Mediaset’ dhe vogëlushja ka fituar një famë të madhe në Itali pasi ky serial është pëlqyer shumë.

Mesa duket Iliri është shumë krenar për vajzën e tij dhe së fundmi ka publikuar një sërë postimesh ku e mbështet dhe tregon punën që bën vogëlushja që dalngadalë po kthehet në një personazh shumë të famshëm.