Lajmet E fundit

“Ishte E Frikshme, Zvarritesha Nëpër Shtëpi” Albërie Hadërgjonaj Tregon Si E Kaloi Covid-In

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka rrëfyer se ka kaluar Covid në mënyrë shumë të frikshme. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ajo ka treguar se ka qënë kaq keq sa ka ka telefonuar ambulancën që ta shtronin në spital.

‘Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e Dua Amerikën shumë dhe thoja:
Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.
Ajo rrëfeu se është detyruar të thërrasë urgjencën për t’i dalë në ndihmë pasi gjendja e saj ishte shumë serioze pas infektimit me coronavirus.

“Mbaj mend thirra 911 për me më marrë edhe mu sepse isha krejt e paaftë për t’i përballuar dhimbjet e trupit dhe kur erdhën me më marrë, iu thash ‘S’po mundem më nga dhimbjet’, pavarësisht se përpiqesha, me dhune pija çajëra, limonë, zvarrë shkoja që t’i zija ato. Dua të falënderoj Zeqë Kuqin (babai i Yllka Kuqit) që janë familja ime e dytë.
Ai ka qenë non-stop me mua në telefon, ai është një kardiolog me një eksperiencë shumëvjeçare dhe janë miqtë e mi më të mirë. Unë merrja një tenxhere me ujë dhe fusja gjethe dafine me shumicë, unë bëja avull dhe hapeshin arteriet e mushkërive dhe në njëfarë forme merrja frymë, vitaminë C nga 2 miligramë në ditë merrja, një serup kolle sepse në Amerikë pa përshkrim të doktorit nuk të japin ilaçe”, ka treguar më tej Albërija.

Artistja e cila jetën e ndan mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur dyshimet e saj mbi shfaqjen e virusit, duke e quajtur diçka të orkestruar dhe jo të zhvilluar në formë natyrale.
“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lëjë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, ka theksuar këngëtarja Hadërgjonaj