Lajmet E fundit

Sot mbahet zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së, kush do të jetë kryetari i ri? Votoni me numër

Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj janë zyrtarisht 4 kandidatët që do të konkurrojnë për të drejtuar Partinë Demokratike në vitet në vijim.
Kandidatura e Lulzim Bashes si kryetar diskutohet për herën e tretë nga kryesia e PD-së. Pasi ka thënë se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e 25 Prillit, Basha futet në garë me tezën e masakrës elektorale dhe kërkon votën e demokratëve për të drejtuar sërish.

Fatbardh Kadilli kërkoi një shans për drejtimin e Partisë Demokratike menjëherë pas daljes se rezultatit zyrtar. Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, premton një kthesë në drejtimin e Selisë Blu, por duke qartësuar se nuk do ta tradhtojë kurrë partinë.
Kandidatura e Agron Shehajt ishte surprizë dhe sjell më vete një rezultat po aq surprizues ditën e zgjedhjeve, kur Shehaj mori në Tiranë 13 mijë e 862 vota.

Pjese e garës do jetë edhe Edit Harxhi, ish Zv/Ministrja e Jashtme, që u paraqit si kandidaturë e një grupimi të quajtur “Për PD” dhe që kërkoi dorëheqjen e menjëhershme dhe të pakontestueshme të Bashës pas 25 Prillit.
ANDAJ VOTONI DUKE SHTYPUR MË POSHTË APO DUKET KOMENTUAR NE FAQE