




Pas shembjes së urës së Darzezës, Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka zgjedhor të shkoj personalisht për të testuar urën e rindërtuar. Siç shihet nga pamjet që ndan vetë zv.ministri në “Facebook”, Koçi qëndron hipur në kamionin e Ushtrisë që teston urën, “i varur” në derën e kamionit.




Ura e Darzezës u shemb pasi aty kaloi një kamion i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me një konteiner dhe një ekskavator, duke lënë për 4 ditë të bllokuar banorët e zonës. Kjo urë ishte ngritur vite më parë po nga Ushtria, por shoferi i kamionit nuk kishte respektuar sinjalistikën për peshën që ajo mund të mbante./




https://www.facebook.com/petro.koci.94