Lajmet E fundit

Arian Çani zbulon emrin se kush mund ta shp.ëtojë Ilir Metën: Amerikanët e kanë vendosur

Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pasi Presidenti u shkarkua sot nga Kuvendi. Ai e quajti këtë vendim si anti-kushtetues dhe u shpreh se është aspak shqetësues për Presidentin.
Këtë reagim të Blushit, e komentoi sot gazetari Arian Çani, sipas të cilit Meta është i djegur.

“Meta vazhdon në linjën e tij. Shpëtimi i Metës që është munduar të mbrojë kushtetutën nuk do ti vijë nga kjo rrugë. Meta është i dj.egur. Amerikanët kanë vendosur që këtë rajon ta marrin nën kontroll. Nëse Meta apo kushdo tjetër mendon se mund të fitoj është naiv, shpëtimi do ti vijë vetëm nëse bën aleancë me perandoritë e tjera dhe jo Amerikën. Nëse këta nuk kanë, mbrojtje nga fuqitë që nuk janë amerikanët ata janë të dj.egur sepse janë të pafuqishëm”, u shpreh Çani.