Lajmet E fundit

Fevziu-Rakipllarit: Dëgjo ktu ti, kjo çka thua është e turpshme! Shqiptarët nuk janë dele siç thua ti

“Kush humb, ikën”. Kështu u shpreh gazetari Blendi Fevziu për politikanët që humbin zgjedhjet në Europë. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Fevziu u për.fshi në një debat me analistin Robert Rakipllari, teksa ky i fundit përmendi se në vendin tonë, zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme,e sipas tij ka edhe përgjime për blerje votash.

Por Fevziu u shpreh se opozita në këto raste vendimin e merr para zgjedhjeve pasi nëse hyn në to duhet të pranosh rezultatin. Ai u shpreh se shqiptarët nuk mund të lihen në rrugë dhe t’u thuhet se Edi Rama u vj.edh zgjedhjet. “Shqiptarët nuk janë dele të Edi Ramës”, shtoi Fevziu duke thënë më tej se duhet një lider që të mos i lejojë qytetarët që të votojnë Ramën. “Kush i doli për Zot shqiptarëve që t’i çonte në fitore?”, ishte pyetja pa përgjigje që shtroi Fevziu dhe që në fakt mbylli emisionin e kësaj të enjteje të “Opinion” në Tv Klan.