Lajmet E fundit

Grida Duma: PD në pushtet me ndihmën e Ramës për më të mirën e vendit? S’duhet të ketë ndarje mes nesh

Deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma, e ftuar në “Radari Informativ” në “ABC” foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe fushatën për kryetarin e ri.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Duma tha se ditët e fundit të fushatës kanë qenë më intensive. “Fushata besoj se këto ditë është një moment më i nxehtë se ditët e mëparshme”, u shpreh Duma.

E pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që PD të vijë në pushtet, Grida Duma u shpreh e vendosur se kjo nuk do të ndodhë.
“ Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…. Ne jemi të qartë në këtë histori”, tha Duma.

Sipas saj nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka asnjë kërkesë për bashkëpunim, por qëllimi i tij i vetëm është të largojë përgjegjësitë.