Lajmet E fundit

Habit Gazetarja Shqiptare Ne Itali: Nuk Ka Firme Rinovimi Per Njohjen E Patentave Shqiptare

Në fillim të kësaj jave Edi Rama risolli në vëmendje shqetësimin e emigrantëve shqiptarë në Itali, të cilëve nuk iu njihen lejet e drejtimit dhe për këtë arsye kanë mbetur pa punë.

Në lidhje me këtë Rama deklaroi se keto dite do të zyrtarizohej marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali dhe për këtë do të shkonte vetë ministrja Olta Xhaçka për të nënshkruar rinovimin.

Ndërkohë gazetarja Alba Kepi, ka bërë me dije se e gjitha kjo ishte thjesht një “dokërr” e kryeministrit, pasi për momentin nuk ka rinovim të marrëveshjes së njohjes së patentave shqiptare në Itali.
DOKRRA E HINIT!

Me keqardhjen ndaj dhjetra emigranteve shqiptare qe prej muajsh me shkruajne, per momentin nuk ka rinovim te marreveshjes se njohjes se patentave shqiptare ne Itali! Mbi postimin rrenacak e plot “gezim” te KM dje, qe shkruante se “sot ministrja shqiptare Xhacka do te mberrinte ne Rome per te nenshkruar kete rinovim” ..
1- Ministrja nuk vjen sot ne Rome.

2- Vizita ka qene e programuar ne rruge institucionale e behet neser date 1 KORRIK 2021. Pra as daten e vizites nuk e ka te shenuar ne axhende qeveria shqiptare.
3- Nuk ka firme rinovimi njohje patentash shqiptare ne axhende e takimit. Xhacka mund ta sjell si kerkese, por nese neser e shesin si dakortesi diheni se genjejne.