




Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga Parlamenti me 104 vota pro. Në rrjetet sociale, Meta ka publikuar videon me dekaratën e deputetit Selami Jenisheri, i cili edhe këtë herë, nuk harroi të bënte gafa në fjalimin e tij në Kuvend.




Shpesh herë deputeti i opozitës, Selami Jenishehri është komentuar për deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiro në rrjetin social. Reagimi i Presidentit Meta: “Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”
I tillë është dhe fjalimi i sotëm që deputeti ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku po votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Jenishehri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit



