




Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët.Ky mesazh i fortë i liderit historik të PD-së vjen një ditë pasi ai deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi u pyet a është i gatshëm të kthehet në Krye të PD.




“Luli, do ma rikthesh karrikën apo jo?Sb “, shkruan Berisha. Mbrëmjen e djeshme, ish-Kryeministri u pyet në “Syri Tv” mbi mundësinë e një rikthimi në krye të Selisë Blu.




Berisha i habiti të gjithë me përgjigjen e tij “kurrë mos thuaj kurrë”. Rikujtojmë se kjo deklaratë e fortë e Berishë vjen vetëm 3 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në datë 13 qershor për kreun e ri të PD-së.