Lajmet E fundit

Deshi T’i Propozonte Të Dashurës Për Martesë, Shqiptari I Vë Flakën Shtëpisë

BRITANI E MADHE : Një propozim për martesë i dalë jashtë kontrollit- kjo është historia e një shqiptari i cili pasi kishte përgatitur çdo gjë për t’iu ulur në gjunjë të dashurës e për t’i kërkuar të martohej me të, shtëpia i mori flakë.

Lajmi, i cili ka pushtuar rrjetet sociale ka në qendër të vëmendjes një 26-vjeçar me origjinë shqiptare, Albert Ndreu, i cili jeton në Britaninë e Madhe.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Alberti kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij, Valerija Madevic në mënyrën më romantike të mundshme.
Kështu i riu e mbushi shtëpinë me qirinj, me shumë drita dhe 60 tullumbace. Në pamjet e publikuara nga mediat shihet se me qirinj të ndezur në dysheme ai kishte shkruar “Martohu me mua?”, ndërkohë përreth nuk mungonin petalet e trëndafilave dhe shishja e verës.

Pasi Ndreu përfundoi përgatitjet, shkoi për të marrë të dashurën por për fat të keq kur u kthye e gjeti shtëpinë të përfshirë nga flakët. Menjëherë tre ekuipazhe zjarrfikësesh nga “Yorkshire Fire dhe Rescue” arritën në vendngjarje duke shuar zjarrin që për fat të mirë nuk lëndoi asnjë person.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Megjithatë, kjo ndodhi nuk e zmbrapsi Albertin. Në banesën e djegur, ku vetëm muret kishin mbetur dhe gjithçka tjetër ishte kthyer në hi, ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar 22-vjeçares për martesë ku dhe ka marrë përgjigjen “PO”.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE