Lajmet E fundit

Ju kujtohet Iliazi me dy gra nga Peshkopia? Tani ia dredh Arbanës live në emision: Unë për ty tre muaj rri këtu, s’iki te gratë hic

Pak kohë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e Iliazit, burri me dy gra nga Peshkopia. Iliazi ishte i ftuar dhe mbrëmjen e kësaj të shtune në program, në puntatën finale. Fillimisht ai refuzoi të ulej duke u shprehur “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë nuk ulem”.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi. Arbana e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.