Lajmet E fundit

Ngjela: Meta planifikon arra.tisje ne Hungari por Amerika e çoi Ramën urgjentisht atje për tu informuar?

Nga Spartak Ngjela: Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari. Përse ky ngut për në Budapest? Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dë.nua për kor.rupsion nga gjykata e Shkupit. Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht. Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt pr.ocesit pen.al, njëlloj si Gruevski.
Por… Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë. Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari? Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari? Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.
Po, misioni i Ramës? Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërc.ënim diplomatik të politikës amerikane. Të shohim…