Lajmet E fundit

Rama: Dallimi mes meje dhe Bashës ësht se ai mendon përzgjedhjet e ardhshme,ndërsa unë për brezat e ardhshëm

Kryeministri Rama ka ndarë mbrëmjen e kësaj të diele një tjetër thënie në rrjetet sociale. Rama ka zgjedhur një frazë nga Alcide De Gasperi. Me këtë frazë duket se Rama ka bërë një “diss” siç thuhet në gjuhën e repit dhe se ai person i cili është pjesë e ktij “dissi” duket qartë se është kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, shtetari për brezat e ardhshëm,” shkruhet në postimin e kryeministrit, të titulluar “fjalët e mbrëmjes”. Këto mesazhe vijnë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit që i dha Ramës mandatin e tretë si kryeministër.