




Sot do të nisë “fshesa” për ndërtimet pa leje në vijën bregdetare e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pak javë më parë. Aksioni do të nisë në dy skajet e bregdetit në veri dhe jug, përkatësisht nga Velipoja dhe Ksamili.




Kreu i Kadastrës Artan Lame tha se do të fillohet menjëherë me pris.hjen e ndërtimeve pa leje në pjesën e bregut të Ksamilit, gjë që do të lirojë nga mbingarkesa edhe njësitë akomoduese që gjenden pak më tej.




Ndërkohë vetë kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se pas vijës bregdetare ak.sioni do të përqendrohet në zonat e mbrojtura. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rr.ezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.