Lajmet E fundit

Pandeli Majko: Ilir Meta nga vizita e tij te manastiri i “Shën Joan Vladimirit” lutet që mos të ndodhë shkarkimi i tij

Presidenti Ilir Meta nga Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, ka reaguar lidhur me procedurat e nisura në Kuvend për shk.arkimin e tij nga detyra. Meta ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij Kuvendi prej dy vitesh është anti-Kushtetues.

n asnjë lutje e tillë lutja është se Zoti i fal të gjithë ata që nuk dinë ça bëjnë dhe ti udhëheq në rrugën e të mirë së përbashkët” Është përgjigje e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar mesazhit të bashkëjetesës të gjithë besimeve të ndryshme” tha Meta.

“Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë se kjo tema e shkar.kimit nuk është më tepër pas 25 prillit dhe aq më tepër që është konfirmuar se u tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit ishte pa opozitë dhe sot është tre herë më antikushtetues. Dhe nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Merruni me het.imin e kri.meve zgjedhore para gjatë dhe pas 25 prillit. Në një vend demokratik qytetarët të jenë. Vota të jetë e barabartë. Të tjerëve u është mohuar vota “ tha Meta.

Kujtojmë se Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit. Në raport, kërkohet shka.rkimi nga detyra i kreut të shtetit, për shke.lje të ren.da të Kushtetutës. Seanca e posaçme në Kuvend do mbahet më 9 qershor.