









Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme po zhvillon një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Mediat raportojnë se takimi po kryhet në rezidencën e ambasadores amerikane prej orës 21:00. Nuk dihet tema e diskutimit mes Kryeministrit Edi Rama, i cili sapo u kthye nga vizita në Ankara dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.





Por siç po raportohet dhe flitet më hollësisht bëhet fjale “qortimi” i SHBA-ve për Edi Ramën dhe raportet e tij të afërta me Presidentin Erdogan. Sot në media u publikua një mesazh urimi i sekretarit amerikan të shtetit Blinken për fitoren e Ramës në zgjedhje.