




Zelanda e Re është një ndër vendet e para që shënon Vitin e Ri – derisa festoi hyrjen në vitin 2022 me një shfaqje fishekzjarrësh në Sky Tower në Auckland.





Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, turmat janë lejuar të mblidhen në qytet për herë të parë që nga gushti, pasi Auckland u zhvendos nga e kuqja në portokalli sistemin me ngjyra të COVID-19 të Zelandës së Re.
Derisa Zelanda e Re është një nga vendet e para që solli Vitin e Ri, festimet e saj ishin kërcënuar nga masat kufizuese të coronavirusit.





Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri janë vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve. /Telegrafi/