




Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me mësues që kanë dhënë mësimin përmes RTSH Shkollë në periudhën e pandemisë se rritja e pagave me 40% për mësuesit do të bëhet brenda këtij mandati që nis në qershor.





“Sot kemi mësues të qetë në raport me meritën, të drejtën e ushtrimit të profesionit të patrazuar nga politika për arsye bindjesh. Kjo nuk mjafton se figurën e mësuesit do vazhdojmë ta forcojmë në të gjitha drejtimet. Drejtimi financiar është i pashmangshëm.





Një nga arsyet që ju jam mirënjohës, është se me punën që keni bërë keni dhënë edhe një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në raport me njerëzit përtej punës së përditshme. Nuk mund ta harrojmë detyrimin që të vazhdojmë të rrisim shpërblimin për punën tuaj. Nuk dua të përmend sa i kemi rritur pagat deri më sot por rritja e pagave 40% është angazhim që do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati që vazhdon në muajin qershor”, tha Rama.