




Helikobakter pilori është një lloj i zakonshëm i baktereve që rritet në aparatin tretës dhe ka synim për të sulmuar veshjen e brendshme të stomakut. Ai infekton rreth 60% të popullsisë së rritur në botë. Infeksionet janë zakonisht të padëmshme, por ato janë përgjegjëse për shumicën e ulçerave në stomak dhe zorrë të hollë.





Helikobakter pilori shpesh infekton stomakun tuaj gjatë fëmijërisë. Ndërsa infeksionet me këto lloj bakteresh zakonisht nuk shkaktojnë simptoma, ato mund të çojnë në sëmundje tek disa njerëz. Këto përfshijnë ulçerën peptike dhe një gjendje brenda stomakut tuaj të njohur si gastrit.
Helikobakter pilori është përshtatur për të jetuar në mjedisin e ashpër të pasur me acid të stomakut. Këto baktere mund të ndryshojnë mjedisin përreth tyre dhe të zvogëlojnë aciditetin e tij në mënyrë që të mbijetojnë. Forma e helikobakter pilori i lejon ata të depërtojnë në veshjen e brëndshme të stomakut tuaj, ku ato janë të mbrojtura. Qelizat mbrojtëse të trupit tuaj nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato. Bakteret mund të ndërhyjnë në përgjigjen tuaj trupore dhe të sigurojnë që ato të mos shkatërrohen. Kjo mund të çojë në probleme të stomakut.