









“Sipas kushteve që parashtron pala serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përveC shkeljeve të rënda të kushtetutës, cenimit të sovraniteti dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, synohet përfundimisht shpërbërja nga brenda e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.





Pushteti aktual i Serbisë, i cili për asgjë nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga reg jimi i dikurshëm i kri.mine.lit Millosheviq, nuk do të mjaftohej edhe sikur Kosova të njihej nga faktori ndërkombëtar si Republika e Kosovës në federatë me Serbinë, runa Zot!