Lajmet E fundit

Ndodh edhe kjo: Gjyshja humb 200 mijë euro në bixhoz

78-vjeçare, vejushë dhe e dashuruar me jetën e me rrezikun. Çdo mëngjes kishte të njëjtin ritual: parukeri, kafe e cigare me shoqet e më pas lloto e gërvisht dhe fito. Kështu një gjyshe italiane e fiskuar pas bixhozit, i kërkoi ndihmë personalit të një bujtine, por ishte shumë vonë.

Ajo kishte humbur brenda 1 viti, 200 mijë euro. Ngjarja ndodhi në Itali në qytetin e Trevisos, ku flitet se punonjësit e lojërave të fatit, shkonin e merrnin me makinë në ditët kur ajo nuk ndihej mirë për të shkuar në këmbë. Por tashmë zonja është vënë nën kontroll të asistentëve socialë.