Lajmet E fundit

Ç’po ndodh mes tyre pas grindjes që patën? Fjori befason dhe pranon vallëzimin romantik me Aldisin (Foto)

Aldisi dhe Fjori duket se bënë paqe këtë puntatë prime në Për’puthen.
Fjori i tha se pas deklaratës së djalit se ajo i kishte thënë që të kishin diçka intime bashkë pas takimit, ajo ka pasur probleme me familjen. Sipas vajzës nga Lushnja ajo ka shkuar për pushime atje dhe është kthyer sërish në Tiranë, pas një debate të fortë mes tyre.

Pas shumë debateve mes tyre edhe pas takimit të bukur që patën bashkë, djali i ka kërkuar që të kenë një vallëzim bashkë dh eta nisin mbarë këtë vit të ri.
Ajo pranoi duke theksuar se është njeri që fal dhe nuk mban inat me të tjerët.
Të dy vallëzuan nën ritmet e këngës së Lady Gagas, ndërsa pritet në ditët në vijim të shohim mos do të krijohet diçka mes tyre.