Lajmet E fundit

“Djalin e dërguam në kopësht për të mësuar, e gjetëm të vdekur” dëshmia e dajës së 3 vjeçarit(video)

“E dërguam në mëngjes djalin për ta mësuar dhe edukuar në kopësht kur na erdhi lajmi hajdeni se e keni keq” kështu nis dëshmia e dajës së të voglit 3 vjeçar I cili humbi jetën sot në një kopësht privat në Fier.
Fëmija është dërguar në spitalin e Fierit për të dhënë ndihmën e shpejtë por ka qenë tepër vonë.

“Takova doktorin dhe më tha se djali ka ardhur pa shenja jete. Djalin nuk e shpëtuam. Më tha kishte një shenjë në grykë. Duam drejtësi” thotë ai.
Trupi i pajetë është dërguar në morg dhe pritet të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të përcaktojë shkaqet.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të kopshtit pasi vdekja ka ndodhur në ambientet e brendshme të tij.
Edukatorja e cila është shoqëruar në polici dhe ka dëshmuar se e ka konstatuar të shtrirë në tokë fëmijën. Dyshohet se fëmija ishte mbytur me kapuç.