Lajmet E fundit

Ja se si Rama dhe Vangjush Dako e kane privatizuar Durresin dhe tani jane ga……

Një ‘status’ i nënkryetarit të bashkisë Durrës, Arbër Braho i cili është shpërndarë pak ditë më parë në grup për të gjithë punonjësit e institucionit dhe njerëzve që ka në telefon.
Statusi në formën e një shënimi, ka bërë bujë brenda bashkisë së qytetit bregdetar sepse zbulon nga një zyrtar i lartë i saj atë që është thënë prej kohësh në media, në rrjetet sociale dhe në opinion:

Vangjush Dako i cili betohet se i ka duart e pastra si akullore, vazhdon që të drejtojë një organizatë kr.iminale e cila gra.bit tendera dhe para publike në Durrës.
Bashkia Durrësit e dyta më e madhja në vend pas asaj të Tiranës, vetëm 10 ditë më parë ‘u ba.stis’ nga SPAK.

Oper.acioni bëri bujë sepse u arr.estuan disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni dhe biznesmenë të lidhur me ata, por në fakt bëhej fjalë vetëm për një tender ‘të vogë’ prej 7 milion lekësh për blerjen e një autoshkallareje për zja.rrëfikësat
Në fakt kjo është vetëm një gërvishtje e cipës së korrup.sionit galopant dhe që ndodh në mënyrë sistematike në këtë bashki që nga koha kur Vangjush Dako në emër të partisë Socialiste u zgjodh për 3 mandate rresht deri në zgjedhjet lokale të vitit 2019.