




Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit.
Dy mjete janë përplasur fuqishëm mes tyre.





Për pasojë ka humbur jetën një pasagjere e identifikuar si Ediona Sala, banuese në Shkopet e janë plagosur 4 të tjerë Sandër Beka, Mariglen Gjoka, Gjin Malsi, Mihrije Zeneli nga Kosova.
Të lënduarit janë janë transportuar në spitalin e Kukësit.





Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë kur janë përplasur dy automjetet, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.