Lajmet E fundit

Kur populli ishte në varfëri totale, shikoni se si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot nga vila e ish-diktatorit (Foto)

“Një vend i mrekullueshëm, edhe pse i fr.ikshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti.”
Kështu paralajmëron gazetari i ‘The Guardian’ Shaun Walker i cili është futur brenda vilës së dik.tatorit Enver Hoxha duke ndarë pamjet, të shoqëruara me nga një përshkrim për secilën.

Sa ishte gjallë dik.tatori, e gjithë ‘Zemra e Tiranës’, ish-Blloku, u mbyll për publikun. Vendin e zunë krerët kryesorë të partisë. Tani, kjo është pjesa më e gjallë e Tiranës…

Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bun.ker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mb.athte.

Këtu një zonë e këndshme dhe komode për të pushuar.

Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.


Këto ishin pllakat e veçanta në banjon e tij.


Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.


Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi.


Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.


Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 librat e tij!


Varietete të ndryshme të artit të realizmit socialist në mure.


Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.


Dik.tatori jetoi këtu nga viti 1975 derisa vd.iq në vitin 1985.


https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=365836194064014