




Britney Spears ka reaguar pas intervistës së motrës së saj të vogël, Jamie Lynn, e cila foli për shëndetin mendor dhe sjelljen e këngëtares.
Duke folur për Good Morning America, ajo pretendoi se Britney dikur u mbyll së bashku me të në një dhomë ndërsa mbante një thikë.
Ndërsa sjelljen e këngëtares ndër vite e konsideroi si “të çrregullt dhe paranojake”.





Në një postim në Twitter, këngëtarja u përgjigj duke thënë se ajo dhe e motra kalonin rrallë kohë së bashku 15 vite më parë, periudhë kur Britney Spears kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Ajo theksoi se deklaratat e së motrës bëhen pasi ajo dëshiron të shesë librin e saj “Things I Should Have Said”.
Britney vazhdoi të thoshte se familja e saj kishte “shkatërruar ëndrrat e mia 100 miliardë për qind dhe po përpiqesh ta bënin të dukej si e çmendur”.
“Familjes sime i pëlqen të më rrëzojë dhe të më lëndojë gjithmonë, kështu që jam e neveritur nga ta”, tha ajo.
Ajo gjithashtu drejtoi gishtin nga mediat dhe industria e argëtimit, duke thënë: “Kam dhënë mjaftueshëm… MË SHUMË se sa mjafton… kurrë nuk më është kthyer ajo që dua.”
Në nëntor, ylli i popit u “çlirua” nga kujdestaria 14-vjeçare e babait të saj, i cili kishte kontroll mbi jetën personale të këngëtares, karrierën dhe financat e saj.