




Këtë të hënë presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë kësaj vizite sipas asaj që raporton “ABC News”, mësohet se do të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke.





Më 17 Janar, ora 9:00, Erdogan do të pritet në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama. Marrëveshjet që do nënshkruhen gjatë vizitës zyrtare të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë:
1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.





3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.