




Mashtruesit po përdorin kodet QR si trukun e tyre më të fundit për të mashtruar njerëzit, kanë paralajmëruar ekspertët. Kodet janë bërë më të zakonshme që nga pandemia, duke u përdorur nga vizitorët e lokaleve për të porositur një pije në tavolinën e tyre. Por disa e kanë parë atë si një mundësi për të mashtruar njerëzit nga paratë e tyre të fituara me vështirësi. Mashtrimi i tyre i fundit vjen në formën e një emaili që vjedh të dhënat e përdoruesve dhe që përmban një kod QR.





Skanimi i tij nuk do ta infektojë telefonin tuaj me viruse. Në vend të kësaj, ai do t’ju dërgojë në faqet e internetit të dyshimta të krijuara për të nxjerrë nga ju detajet e llogarisë tuaj bankare dhe informacionet personale. Sipas CNET , është një problem që është në rritje. N





jerëzit janë futur “në kurth” pasi nuk shohin lidhjet mashtruese ku mund t’i drejtojë një kod QR. Gjithashtu e bën më të vështirë për ekspertët e sigurisë t’i kuptojnë ato. Angel Grant, një ekspert i sigurisë kibernetike tha:
Publiku është paralajmëruar të jetë i kujdesshëm ndaj skanimit të kodeve QR për shkak të kërcënimit. Ekspertët thonë se nëse ky kod QR ju kërkon të dorëzoni detajet e llogarisë bankare, mos e bëni ose largohuni menjëherë nga faqja. Ekspertët thonë gjithashtu se është pak e çuditshme të marrësh një kod QR me email, kështu që kjo duhet të jetë një tjetër zile alarmi.