Lajmet E fundit

Basha në Fier! Pritet me PROTESTA, mbështetësit e Berishës: Je ‘non grata’, ik

Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur gjithashtu “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.

FIER-Me thirrjet ‘Basha je non grata’, ‘Basha ik’ është pritur ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha në Fier. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur përballë teatrit Bylis në Fier, duke kërkuar largimin e Bashës nga qyteti. Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.