Lajmet E fundit

Erdogan sot në Tiranë, zbardhet agjenda e plotë e vizitës

Pak orë nga vizita në Shqipëri e presidenti te Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është zbardhur axhenda e turit të tij të takimeve.
Mësohet se presidenti Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09.25. Nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Lacit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor.

Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit. Gjithashtu sheshit të qytetit të Laçit do ti vendoset emri i presidentit turk.
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza” – Regji;
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç. Regji + Foto zyrtare;
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit. Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë;

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama;
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp;
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beu;
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë;

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit.