




TIRANË- Ambasada Ruse në Tiranë ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Njeriut në Kozmos, pasi për herë të paë Juri Gagarin në vitin 1961 ishte i pari që udhëtoi në hapësirë. Në një postim në Facebook, Ambasada Ruse në Tiranë ka publikuar dhe disa foto nga kjo ditë e veçantë.
POSTIMI I PLOTË





Sot është një festë e veçantë, Dita Ndërkombëtare e Fluturimit të Njeriut në Kozmos!
Fluturimi i parë në hapësirë është kryer më 12 prill 1961 nga kozmonauti rus Juri Gagarin, i cili pas këtij udhëtimi u bë i famshëm në mbarë botën. Ai ndryshoi një herë e përgjithmonë planetin tonë. Një djalë rus që realizoi ëndrrën e gjithë njerëzimit për të eksploruar hapësirën kozmike. Buzëqeshja e tij u bë simboli i fitores së njeriut, të përparimit njerëzor dhe guximit të fortë. Më poshtë ju ofrojmë disa foto nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.




