




Plani Basha-SHBA për të shkatërruar Berishën dhe Metën, do përjashtohen përjetësisht nga Parlamenti dhe politika
Kjo pritet të jetë strategjia e Perëndimit për të shembur klasën mafioze politike shqiptare, në kushtet kur SPAK po fshihet pas goditjes së ‘cironkave politike’, duke qëndruar larg ‘peshkaqenëve’ të politikës, korrupsionit dhe krimit.





Fatos Nano mbetet politikani i vetëm shqiptar i pluralizmit që u tërhoq kur kuptoi fundin e tij politik si dhe kur mori një sinjal të qartë nga Perëndimi.
17 vjet pas largimit të Fatos Nanos, dy bashkëkohësit e tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ikona të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, po luftojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shtyrë agoninë e tyre politike.
Në vitin 2018, Ilir Meta dhe Sali Berisha u bashkuan në një front kundër SHBA dhe reformës në Drejtësi, tek të cilat shohin fundin e tyre politik.





Vitin e fundit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të identifikuar nga Perëndimi si faktor destabiliteti, minues të demokracisë, shantazhues të drejtësisë, emblema të përdorimit të pushtetit për pasurimin familjar, të korrupsionit, krimit, përgjimeve, pazareve me qarqet iraniane, serbe, ruse etj., kanë marrë disa goditje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sali Berisha u shpall në 19 maj 2021 në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është paralajmëruar për sanksione të tjera. Me ultimatum të SHBA-ve, Lulzim Basha e ka përjashtuar Sali Berishën përgjithmonë nga Partia Demokratike dhe tashmë futja e Berishës në oborrin e selisë së PD përbën vepër penale dhe rrezik për t’u arrestuar. Disa javë më vonë, Kuvendi ka shkarkuar Ilir Metën si President për cenim të marrëdhënieve me SHBA. Ilir Meta pritet të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, vendim i cili do t’i hapë rrugë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shpallur ‘non grata’ bashkë me familjen.
Në këto rrethana dhe momente jetike, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bashkuar për të krijuar një PD paralele, për ta përdorur si bunker presionin ndaj SHBA-ve dhe SPAK, të cilin e kanë shantazhuar. Këto ditë, Meta dhe Berisha do të ngrenë struktura në rrethe për krijimin e një PD-je paralele dhe për ta dubluar atë.
Por, nga ana tjetër, Lulzim Basha, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përgatiten për një goditje fatale dhe ndoshta përfundimtare ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Plani konsiston në përjashtimin përgjithmonë të Sali Berishës dhe Ilir Metës nga Parlamenti, nga çdo funksion publik si dhe nga politika.
Në momentin kur Ilir Meta do të shpallet ‘non grata’ nga SHBA, Lulzim Basha do të dërgojë në Kuvend një amendament për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, duke përcaktuar qartë heqjen e mandatit të deputetit të personave të shpallur ‘non grata’, ndalimin e tyre për t’i zgjedhur deputet dhe në çdo funksion tjetër publik.
Propozimi do të nxjerrë me ligj nga politika Ilir Metën dhe Sali Berishën. Miratimi i propozimit është në dorën e Edi Ramës, ndaj të cilit pritet të ushtrohet një presion i madh nga Perëndimi për të votuar ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo pritet të jetë strategjia e Perëndimit për të shembur klasën mafioze politike shqiptare, në kushtet kur SPAK po fshihet pas goditjes së ‘cironkave politike’, duke qëndruar larg ‘peshkaqenëve’ të politikës, korrupsionit dhe krimit./Pamfleti