Lajmet E fundit

Erdogani mysafir i rëndë, në Laç e “transformojnë” një objekt për shkak të tij

Genc Sejko, aktivist në Shqipëri, ka publikuar një foto, ku shihet një ndërtesë e vjetër, të cilës po i vendoset kamuflim nga jashtë.
Vizita e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në vend ka bërë që shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti tu vendosen mbulesa. Në një postim aktivisti Genc Sejko, ka publikuar një foto, ku shihet një ndërtesë e vjetër, të cilës po i vendoset kamuflim nga jashtë.
“Nxitoni çuna se po vjen Erdogani!”, ka shkruar ai.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, do të vijë nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare. Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.

Konkretisht policia njofton se për nevoja të sigurisë publike, përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Njëkohësisht, do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit –Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Sakaq prej orës 08:30 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022. Ndërkohë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, sipas policisë duhet të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.