Lajmet E fundit

Si të kuptojnë prindërit nëse fëmija vuan nga autizmi

Edhe pse mjekësia ka avancuar, në vitin 2022 ende ka pikëpyetje rreth autizmit edhe fëmijëve. Si ta kuptojnë prindërit nëse fëmija i tyre vuan nga spektri i autizmit dhe si duhet të veprojnë?

Edukatorja dhe autorja e blogut “Buzë Qumësht”, Lori Duro, thotë se prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë shenjë jo normale që shohin te fëmijët e tyre. Prindërit duhet t’i japin rëndësi çdo detaji të vogël që i shqetëson në sjelljen e fëmijëve tyre.

“Në momentin e parë që shohin një dyshim te fëmija duhet të drejtohen te specialisti. Jo vetëm për autizmin, por për çdo problem. Gjëja e parë qe prindi duhet të bëjë nëse sheh se fëmija është i shqetësuar është të shkojë pediatri. Së pari te pediatri i fëmijës ku do kërkojnë kontakt me mjekun neurozhvillimor, po ashtu duhet të drejtohen dhe te një psikolog”, u shpreh Lorib Duro për oranews.

Ndërkohë, psikologia Lorela Bodari pohon se 90% e prindërve e kanë të vështirë të pranojnë se fëmija i tyre është autik.

“Prindërit e kanë shumë të vështirë të pranojnë se fëmija ka diçka. 90% nuk e pranojnë dhe gjithë kjo është në dëm të fëmijëve . Është faji i informacioneve që prindërit marrin shabllon në rrjetet sociale”.