Lajmet E fundit

VIDEO/ Skandali: Veliaj urdhëron heqjen e flamujve kombëtar nga monumenti i Skënderbeut para se të shkojë Sulltani Erdogan

Nëpërkëmbja e simboleve dënohet rëndë, njëjtë si me tradhtinë kombëtare e shkeljen e Kushtetutës…
Një skandal ka ndodhur sot në rrumujën e zijafeteve që po zhvillohen për ndër të vizitës së Rexhep Taip Erdoganit në Tiranë.
Pak minuta përpara se Erdogan të mbërrijë për të përuruar mbarimin e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në sheshin “Skënderbej”, bashkia ka hequr flamujt kombëtar nga shtizat përkatëse të vendosura nga protokolli, dhe i kanë rrotulluar a thua se janë tabela letrash.

Interesimit tonë se përse po ndodh kjo, punonjësit i janë përgjigjur duke ngritur supet e thënë se urdhëri vjen nga kryetari i Bashkisë. Ky është një zhvillim skandaloz, pasi nuk mundet që flamuri i Shqipërisë të trajtohet si brekët e pushtetarëve që i ulin sa herë e shohin të nevojshme, apo u vyen për karrierën.
Flamuri i Shqipërisë, sipas protokollit të Shtetit është i palëvizshëm në monumentin e Heroit Kombëtar në raste ceremoniale shtetërore dhe ndërkombëtare.

Ka një ligj të qartë për Protokollin e Shtetit, e shkelja e tij, bën me përgjegjësi atë që ka urdhëruar ta shkelin. Dhe sipas këtij ligji, por edhe Kodit Penal, nëpërkëmbja e simboleve dënohet rëndë, njëjtë si me tradhtinë kombëtare e shkeljen e Kushtetutës…/Pamfleti