Lajmet E fundit

Rrëfeu historinë e trishtë dhe largimin nga familja në moshën 17-vjeçare, Xheisara përlotet nga befasia e së ëmës në BB VIP

Këngëtarja nga Shqipëria, Xheisara, vetëm pak ditë më parë tregoi një histori të trishtë që kishte të bënte me familjen e saj.
Në një bisedë me banoren Arjola Demiri, ajo tregoi se ia kishin plagosur babanë tri herë pas koke dhe mjekët i thanë se nuk do të shpëtonte.
Pas kësaj, ajo tha se babai i saj është rikthyer në jetë dhe se kishte ardhur artistja, e cila u përball me probleme të vazhdueshme dhe kishte qëndruar të shumtën e kohës në spital.

E njëjta tutje tha se në moshën 17-vjeçare është larguar nga shtëpia për të jetuar në Tiranë dhe se që nga ajo kohë nuk kishte marrëdhënie të mira me prindërit.
“Në moshën 25-vjeçare babanë e tim e plagosën tri herë pas koke, mjekët i thanë se babai im nuk do të shpëtonte duhet t’ia heqin tubat, ditën që thanë se do ia heqin ai u rikthye në jetë, por ai kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend asgjë. Ishte shpresa që babi mami mund të bënin një fëmijë dhe më sollën në jetë mua, në moshën tre muajshe kam pësuar vdekjen e parë klinike, në moshën gjashtë muajsh një vdekje klinike të dytë dhe në moshën nëntë muajsh ishte e fundit”, tha ajo.

“Për 13 vite jetën e kam pasur mes shtëpisë dhe spitalit, nuk e dija historinë babanë tim dhe sa herë që e shihja thoja se përse babai im nuk ishte si gjithë të tjerët. Nuk kam pasur një fëmijëri të bukur dhe nuk jam shprehur kurrë me askënd. Në moshën 17 vjeçare kam ardhur në Tiranë kam ikur nga shtëpia, nuk kisha as shtëpi të qëndroja. Dhe unë e marr mamin dhe i them se nuk do të kthehem më në Burrel doja të bëhesha këngëtare, kam dashur gjithmonë ta kisha identitetin tim dhe një njeri me epilepsi si puna ime që ka kaluar gjithë jetën në spital. Nuk është e lehtë të dëgjosh se je fëmija e një invalidi dhe ti nuk do bëhesh kurrë”, u shpreh më tej këngëtarja.

Lidhur me këtë, ‘Vëllai i madh’ i ka bërë një befasi sonte teksa ia ka sjell të ëmën brenda shtëpisë.
Xheisara shpërtheu në lot ndërkohë që nëna e saj u shpreh e lumtur dhe krenare për rrugëtimin e të bijës.

“Të dua shumë jam krenare për këtë qe je për arritjet deri këtu, ti për mu je krenaria ime. Të mbështes pa fund. Nuk jam mërzitur. Edhe pse nuk më ke pyet, unë jam nënë. Zemra e nënës fal çdo gjë tek fëmija”, tha ajo.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.