Lajmet E fundit

Vuçiç në Turqi/ Erdogan “sfidon” borën, i organizon pritje madhështore presidentit serb (Video)

Turqi- Një ditë pasi vizitoi Shqipërinë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdohan priti për një vizitë zyrtare sot, 18 janar, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Pavarësisht reshjeve të borës në Turqi, Erdogan kishte organizuar një ceremoni pritjeje madhështore për Vuçiç.
Fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës. Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=232020025785823