




Kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë të veçantë presidentit turk, Rexhep Taip Erdoganit gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Një vepër artistike, që sikurse tha Rama e ka bërë me duart e veta.





Pikërisht këtë sekuencë që e bëri publike dje kryeministri Rama e ka ironizuar aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj.





Ai ka publikuar momentin kur Rama i jep dhuratën Erdoganit dhe e ka dubluar me një sekuencë nga filmi ‘Zonja nga Qyeti’, pikërisht momenti kur aktori që luan rolin e Koçit i tregon Ollgës punët e veta.
“DUBLIM/ Dhurata e çmuar nga Rama per Erdogan…”, shkruan Llakaj.
Shtyp/largo linkun reklamues me poshte dhe ndiqni videon
https://www.instagram.com/agronllakajofficial/?utm_source=ig_embed