Lajmet E fundit

‘Nëse shkon në banjo dhe e lë të pastër nuk je vip’, Flor Binaj ironizon keq banorët e Big Brother (Reagimi)

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka ironizuar keq banorët e Big Brother, edhe për debatin në lidhje me pastërtinë brenda shtëpisë.
Binaj shkruan në një postim në Instastory: Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e lë siç e gjete, nuk je vip.

Ndërkohë që në lidhje me bisedat që bëhen gjatë prime-s Binaj shkruan: Ti s’më the atë që të thashë, kur e pashë që më me dhe e pashë që të pashë. Unë sta them atë që ta thashë, se më the ça më the dhe të thashë ça të thashë. Pusho ti pusho! Arbana? Arbana? S’kam pa ça kam thon se tash i nigjova të tana, muhabete aq boshe saqë fama ngjan sikur ka qenë rastësi.

Nuk dihet nëse Binaj ka shigjetuar direkt ndonjë prej banorëve, apo e ka pas me të gjithë konkurentët. Në debate mbrëmjen e djeshme u përfshinë kryesisht Einxhel, Donaldi dhe Dagz./Noa.al