Lajmet E fundit

Sarah bëhet “nuse” Kosove! Ish-banorja e BBV dhe Dj Pm po bëjnë atë që nuk pritej se bashku

Sarah dhe Dj Pm janë dy ish banorët e BBV. Sarah nga Shqipëria e Pajtimi nga Kosova filluan romancën e dashurisë brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip
Ishte Dj Pm i pari ai që e kishte shënjestuar Sarën duke mos çuar mendjen se si do shkojë më tutje njohja dhe lidhja e tyre.

Por falë përkujdesjes së tij e dashurisë që i dhuronte çdo ditë arriti t’i rrëmbente zemrën vajzës më të çiltër aty brenda.
Derisa ndodhen jashtë shtëpisë dyshja po shijojnë momente fantastike së bashku. Së fundmi Sarah ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar disa momente të bukura në Bogë të Rugovës bashkë me Dj Pm.

Kujtojmë se natën që doli nga ‘BBV’, Pajtimi takoi edhe ‘vjehrrin’ brenda në shtëpi, i ardhur për një surprizë për të bijën, por Arbana nuk mund ta linte pa takuar ‘dhëndrin’.
Nga ana tjtër, Sarah doli vetëm pak ditë më parë dhe tani po shijon pushimet bashkë me të dashurin DJ Pm në Kosovë.