Lajmet E fundit

Bëri xhiron e rrjetit me foton që u bë meme! Chloe e vogël tani s’njihet më…

Tani, Chloe, 10 vjeç, thuajse nuk njihet më! Postimet e fundit në Instagram tregojnë për një adoleshente të lumtur që ka më shumë se 525,000 ndjekës në rrjetet sociale.
SHBA– Një vajzë e vogël, e cila fitoi famë pasi u bë meme me foton e saj në sediljen e pasme të një makine, tanimë nuk njihet më. Kanë kaluar nëntë vjet që kur Chloe dy vjeçare, e quajtur Side-Eye Chloe, bëri xhiron e rrjetit me reagimin ndaj lajmit që familja e tyre po i çonte në Disneyland.

Tani, Chloe, 10 vjeç, thuajse nuk njihet më! Postimet e fundit në Instagram tregojnë për një adoleshente të lumtur që ka më shumë se 525,000 ndjekës në rrjetet sociale.

Chloe dhe mamaja e saj Katie po përpiqen të marrin pronësinë e meme-s së saj me famë botërore, në mënyrë që të shesin më pas të drejtat e autorit.