Lajmet E fundit

Video virale! Kubikët që ‘mashtrojnë’ syrin, lëvizin apo jo?

Fenomeni quhet Reverse Phi Illusion. Videoja është shpërndarë në Twitter nga përdoruesi Science Girl dhe brenda pak orësh është bërë virale.
Videoja me iluzionin vizual të dy kubeve është shpërndarë në rrjetet sociale nga një ekip shkencor. Dy kuba transparentë në një sfond blu duket se lëvizin rreth ekranit, mirëpo në realitet, ata nuk lëvizin fare. Fenomeni quhet Reverse Phi Illusion. Videoja është shpërndarë në Twitter nga përdoruesi Science Girl dhe brenda pak orësh është bërë virale.

Ai përshkruan dy kube 3D që ndezin në të bardhë dhe të zi në një sfond blu, ndërsa shigjetat shfaqen në qendër që tregojnë drejtimin e lëvizjes.
Truku është në thelb për shkak të dritës vezulluese (vijat bardh e zi) e cila ngatërron mendjen duke krijuar një ndjenjë lëvizjeje. Mundohuni të përqendroheni në një nga dy kubet dhe me syrin tuaj shikoni vazhdimisht distancën e vijës. Ndjesia e lëvizjes është plotësisht e rreme dhe është për shkak të dritës vezulluese.
Videoja ka më shumë se 3 milionë shikime dhe shumë komente.