




MBRETËRI E BASHKUAR – Një derr piktor i quajtur Pigcasso, i cili u shpëtua nga therja disa kohë më parë , është bërë një artist me famë botërore dhe ka shitur një vepër abstrakte për një rekord prej 20,000 £.





Sipas Daily mail, piktura “Wild and Free:, u ble të hënën disa orë pasi doli në shitje nga një blerës gjerman, koleksionues, i quajtur Peter Esser. Piktura është një kanavacë e madhe me vija akrilike blu, jeshile dhe të bardha, të cilave Pigcasso-s iu deshën disa javë për t’u përfunduar.





Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm prej 14,000 £ për veprën artistike të pikturuar nga një kafshë, të vendosur nga një shimpanze e quajtur Kongo në 2005.