




Një profesor japonez ka zhvilluar prototipin e ekranit të televizorit që mund ta lëpini dhe të ndjeni shijen e ushqimeve.
JAPONI- Ndodh që sa herë të shohim televizor ,mendojmë të provojmë gjithçka që shohim përmes ekranit. Mediat e huaja raportojnë se një shkencëtar japonez duket se na i ka gjetur zgjidhjen për të shijuar gjithçka nga ekrani. Profesori japonez ka zhvilluar prototipin e ekranit të televizorit që mund ta lëpini dhe të ndjeni shijen e ushqimeve, gjë që është një hap drejt realizimit të sensorëve shumë-funksional për të shijuar në një mënyrë kret ndryshe.





Shkencëtari Homei Miyashita thotë se në epokën e C0.V.1D-19, kjo lloj teknologjie mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit lidhen dhe ndërveprojnë me botën e jashtme. Sipas tij, qëllimi është që të mundësohet që njerëzit të ndjejnë sikur janë në një restorant edhe pse po qëndrojnë në shtëpi.





Një studente e tij provoji të lëpinte ekranin dhe duket se e ka përjetuar shijen. Studentja e filloi eksperimentin duke i thënë ekranit se donte të shijonte çokollatën e ëmbël, një zë i automatizuar përsëriti porosinë dhe mekanizmat e shijes spërkatën një mostër në një fletë plastike.
“Është disi si çokollata me qumësht, është ëmblës si një salcë çokollatë”, -tha studentja.