




Video që të “ndal” zemrën tregon një burrë që goditet nga rrufeja në Xhakartë dhe mbijeton mrekullisht.
Një ngjarje e pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në Indonezi.





Sipas India times, një punonjës i sigurimit që po lëvizte me çadër në dorë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë. E gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35-vjeçare shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.





Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar djegie në duar, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.