Lajmet E fundit

4 viktimat dhe 3 “krye-agallarët” e 21 janarit që mbrojnë njëri-tjetrin

Sheiku Ilir Meta ishte shkaktari me video-bllokun e aferave, që PS e shfrytëzoi për të rrëzuar qeverinë; Edi Rama i çoi protestuesit para pushkëve të Gardës për të marrë pushtetin; Sali Berisha urdhëroi të qëllohej, ndërsa drejtësia nuk hetoi asnjë prej tyre; madje as këtë 21 janar, që Sali Berisha është “Non grata”, Edi Rama nuk iu drejtua SPAK-ut, për të ri-hapur dosjen e këtij krimi, i cili nuk është “gabim njerëzor”, por tërbim ç’njerëzor i dyshes Berisha-Meta, për ta mbajtur pushtetin me vrasje e terror, siç e përsëritën dhe me 8 janar te selia e PD

Prej 11 vitesh, kryeministri që nuk çon lule as te varri i babait e nënës së tij, vazhdon hipokrizinë me ritualin e homazheve demagogjike, që bënë për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.
Prej 11 vitesh, kryeministri që nuk çon lule as te varri i babait e nënës së tij, vazhdon hipokrizinë me ritualin e homazheve demagogjike, që bënë për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.

Pastaj vishet “kallogre” me te zeza dhe me karafila në dorë, i shoqëruar nga ministrat “sheikë” e nga familjarët varfanjakë të 4 viktimave, shkon te vendi ku ata u vranë atë ditë, kur vërsuli turmën dhe vetë qëndronte në fund të saj.

Por deri sot, Edi Rama nuk ka çuar asnjë kallëzim penal, si forcë politike apo qoftë dhe si kryeministër, kundër shkaktarit Ilir Meta me video-bllokun e pazareve dhe “pushkatarit” Sali Berisha që bën çdo lloj krimi për pushtet.

Gjatë 8 viteve në pushtet, Rama dhe “karafilxhinjtë” e tij deputetë e ministra, që i përdorën si “mish për top” viktimat më 21 janar, nuk kanë kërkuar hetim parlamentar, për këtë krim të rëndë.

Madje në përdhosje të gjakut të tyre, Edi Rama ka veshur me pushtet partiak, parlamentar, ministror, diplomatik e shtetëror, ish-drejtues të SHISH, ish-drejtues të ushtrisë, ish-ministra dhe ish-shefat e grupit të zjarrit të Gardës më 21 janar.

Është fakt, që Ilir Meta, ishte shkaktari me video-bllokun e aferave, të cilin PS e shfrytëzoi për të rrëzuar qeverinë; Edi Rama i vërsuli protestuesit para pushkës së policisë e Gardës për të marrë pushtetin, ndërsa Sali Berisha urdhëroi të qëllohej mbi ta.

Por, në vend që Edi Rama, kryehajdutin e video-bllokut Ilir Meta, ta kallëzonte penalisht, pa asnjë skrupull moral e bëri aleat në qeverisje; i dha 30% të pushtetit duke e lejuar të vidhte miliarda e pasuri, ndërsa pas 4 vitesh hajdutëri e shpërbleu me postin e Presidentit.

Pazar bëri dhe me Sali Brishën, të cilën e pranoi si aleat partiak në vitet 2011-2013 e deri para 8 muajve ilegalisht nga frika e SHBA; duke mos e kallëzuar penalisht, paçka se e quante “duar-përgjakur me 4 viktima” dhe betohej për drejtësi.

Por as këtë 21 janar, që Sali Berisha është me vendim “Non grata”, Edi Rama nuk iu drejtua as formalisht SPAK-ut, për të ri-hapur dosjen e këtij krimi, i cili nuk ishte “gabim njerëzor”, por tërbim ç’njerëzor i Sali Berishës e Ilir Metës, për ta mbajtur pushtetin me vrasje e terror.

Përballë 4 viktimave, janë 3 “krye-agallarët” me pushtet sundues absolut në Shqipëri: Kryeministri Edi Rama që bënë bën pazare me oligarkët, dhe çdo 21 janar ushtron 1 minutë hipokrizi homazhesh përkujtimore me karafila.

Ndërsa bashkë-udhëruesit e vrasjeve Sali Berisha e Ilir Meta, vazhdojnë të gëzojnë pasuri sheikësh, mandat parlamentar e post presidencial, madje janë hedhur përsëri në sulm për të marrë sëbashku drejtimin e pushtetit.

Fakt/ Në 4 vite reformë në drejtësi e “Veting”, Edi Rama ka quajtur “KÇK” dhe ka kërcënuar prokurorë e gjyqtarë, që i kanë hetuar e dënuar drejtorët hajdutë; por nuk i ka kërkuar KPK, KPA e ILD, shkarkimin dhe dërgimin para drejtësisë, të atyre që mbyllën dosjen e këtij krimi./Pamfleti