




Albana Osmani (lindur më 17.08.1080 1983) është prezantuese televizive dhe radiofonike në Shqipëri.
Në vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, “Select në Top Channel”, një program muzikor i përditshëm ku ajo do të qëndronte deri në vitin 2004.Në 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulën e më vonë Alban Dudushin edicionin e parë të festivalit muzikor Top Fest. Në prezantimin e këtij festivali ajo vazhdon te qëndroje deri në përfundim te edicionit te katërt, ku skenën e ndan me Ledion Liçon.





Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World.
Nga viti 2005-2007 ajo prezanton së bashku me Alban Dudushin të premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artistë, muzikantë të njohur të skenës Shqiptare.
Në vitin 2008 Arbanës i besohet drejtimi i Reality Show Big Brother, me audience maksimale, program të cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Në shtator te 2008, së bashku me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun ajo drejton E diell, programin maratonë të së dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon.





Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm “Pasdite në Top Channel”.
Në tetor 2011 ajo drejton “1001 pse” formatin televiziv te suksesshëm te Endemol, ku protagonistë janë fëmijët, sërisht me audience maksimale.
Tani është moderatore e BBV Albania dhe është ndër moderatoret më të përfolura në Shqipëri.